Mediat raportuan së fundmi se kënga e Eneda Tarifës që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision do jetë në duar të Robbie Williams.
Kjo marrë shkas nga një postim i Elton Dedës i cili shkroi në Facebook se puna për inçizimin e versionit anglisht të këngës po bëhet në studion e basistit të Robbie Williams.
Por këtë shkarje e ka sqaruar vetë Eneda që e thjeshtë e me këmbë në tokë ka treguar të vërtetën në profilin e saj në Instagram duke nënvizuar faktin se Robbie ka shumë punë të tjera dhe nuk merret me këngën shqiptare në Eurovision.
Me kengen po merret producenti i tij Jerry Meehan i cili thjesht e ka vene ne djeni si mik per produktin shqiptar qe ka ne dore. Do te ishte enderr edhe qe ne ta takonim Robbie-n gjithesesi – ka thënë mes tjerash Eneda. /Prive.al/