Një nga emrat më të ri të skenës së Hip-Hopit kosovar, javën që lamë pas ka qenë personazhi i intervistës 60-të sekonda për Prive.
Bëhet fjalë për Bllekin, që në këtë intervistë të shkurtër por provokative, ka dhënë përgjigjet më të sinqerta.
Reperi është pyetur nga gazetari Artan Telaku, se me kë nga emrat e skenës apo më mirë thënë, kolegeve të tij, ka pasur ëndrra seksuale.
“Hmm, si më i ri? Me Adelina Ismajlin”, është përgjigjur Blleki duke e treguar të vërtetën.
Dhe ne, s’i vëmë faj sepse këngëtarja është një seks simbol në skenën shqiptare. /Prive.al