Ëndrra e madhe e Ergi Dinit që u ndërpre në mes

By

Ergi Dini, talenti i ri në moshë ndërroi jetë sot rreth orës 21:30 në spital ku nuk mundi t’iu bëj ballë plagëve të marra.

Vetëm pak minuta më herët, këngëtari ishte në takim me produksione që realizojnë videoklipe për të punuar në projektin e ri për tregun shqiptar, megjithatë këtu nuk përfundonin synimet.

Prive.al nga burime shumë të sigurta ka arritur të mësojë që Ergi planifikonte garimin në edicionin e sivjetmë të X Factor UK.

Këngëtari çështjen ndonëse e mbante pak sekret duke i lënë në njohuri vetëm rrethin e ngushtë kishte arritur që të siguronte gjërat edhe me produksionin britanik nga ku kishte marrë dritën e gjelbërt se mund të garonte në audicione.

Fatkeqsisht, kjo ëndërr u ndërpre nga tragjedia e madhe e mbrëmjes së sotme që la familjen pa një djalë të jashtëzakonshëm e artin shqiptar pa një talent që nuk tjetërsoi kurrë origjinalitetin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm