Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endriti, muaj më parë u shndërrua në lajmin kryesor të mediave rozë.
Kjo për shkak të marrëdhënies së tij me Drita Stubllën, lidhje të cilën e para e zbuloi Prive.al.
Por ky relacion duket se nuk pati vazhdimësi pasi dyshja ka kohë që kanë ndarë rrugët e tyre teksa Endriti duket se nuk ka pritur gjatë për të gjetur një të dashur të re.
Sipas disa burimeve të Prive.al mësohet se, Arta Nitaj, aktorja e serialit ‘O sa mirë’ është vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën djalit të presidentit Thaçi.
Dyshja në fjalë ka kohë që e ndjekin njëri tjetrin edhe në rrjete sociale teksa ‘lulet’ si dhurata e preferuar e Endritit tashmë po zënë vend pothuajse në çdo postim të Artës.
Fotografia e fundit e publikuar nga aktorja në InstaStory ku shihet pranë një djali, ngrit edhe më tepër dilemat të cilat na shtyjnë të mendojmë se personi përkrah saj është pikërisht Endriti. /Prive.al/