Reperi Gold Ag ka qenë një nga protagonistët e rubrikës “5 data” të Prives.
Përpara Liberta Spahiut, artisti shpalosi pesë nga datat më me rëndësi për të në jetën e tij.
E një nga to ishte edhe shkuarja në Haxh.
Ani pse këtë ritual islamik e përjetoi disa herë, hera e parë është gjithmonë më e veçanta.
Ishte 25 shtatori i vitit 2014, kur Gold Ag morri rrugën për në Haxh, eskperiencë të cilën e cilësoi si “ëndërr”.
E për të kuptuar më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.