Këngëtarja Enca Haxhia ka finalizuar videoklipin e saj më të ri, të parin për këtë vit.
Ky projekt mban emrin ‘Soulkilla’ dhe është punuar në studion e Zzap and Chriss (On Records).
Refreni i saj do të jetë në anglisht teksa teksti i këngës do të jetë shqip.
Përpos kësaj, Prive kupton se do të përmbaj edhe një fjalor të nxehtë.
‘Soulkilla’ do të marr dritën e gjelbërt për publikim shumë shpejt e para atij zyrtar Haxhia ka publikuar një trailer të shkurtër në instagram ashtu sikurse bëri me ‘A po t’pëlqen’./Prive.al