Enca nis xhirimet e klipit të ri!

By

‘Soul Killa’ ishte projekti muzikor i parë për vitin 2015 nga Enca Haxhia. Kënga që u pëlqye dhe arriti të grumbullojë miliona klikime nuk do të jetë e vetmja për sivjet.

Siç raportoi Prive javën e kaluar Enca është në finalizimet e fundit të ‘Call me Goddess’, krijim muzikor i zhanrit dance hall.

Sot këngëtarja ka ndarë me fansat momente nga shesh-xhirimi i videoklipit. Imazhi i kuruar nga Niko Komani duket se nuk do t’i largohet koloritit veror për shkak se Enca shihet e  veshur në një fustan ngjyrë të verdhë.

E puna e xhirimit nuk po rezulton të jetë aq stresuese për këngëtaren sepse nga stafi të cilët me shaka i referohet me termin skllevër e trajton në sinkron me fabulën e projektit që shfaqet në titull.

Ndryshe, ‘Call me Goddess’ do të jetë gati për publikun së shpejti. /Prive.al/

https://instagram.com/p/7ssGV5kvyB/

Artikuj të ngjashëm