Enca nga klipi i fundit krah shumë femrave, konteston epitetin e Dan Bilzerian

By

Çdo do hap që ka bërë Enca në karrierën e saj është përfolur shumë. Nga tekstet e saja, postimet, videoklipet Enca ka arritur që të qëndrojë gjithnjë relevante.

Kur mendojmë për Encën në mendje na vie një vajzë që flet mendjen e saj dhe përcjell mesazhe fuqizuese ani se me tekste dhe videoklipe më eksplicite. E tani ajo sa herë vie me diçka të re, masa e gjerë ende sillen sikur krijimet e saja nuk janë shoqërisht të pranueshme.

E njejta gjë ndodhi edhe me projektin e saj të fundit muzikor që u publikua dje, “Jealous”.

Videoklipi përmban skena me goca të veshura në bikini që pinë dhe festojnë, e ndërkohë për këtë projekt Enca thotë se mund të jetë dedikim për të gjithë ish-at e juaj dhe të gjithë atyre që ju urrejnë.

Duke parë komente të shumta kritikuese, ndër to padyshim që kishte edhe reagime që kanë përkrahur artisten, ajo doli me një postim në Instagram, për të gjithë ata që kritikuan se videoklipi i saj i ngjan një filmi porno.

“Po te isha mashkull dhe te kisha modele sexy ne klip nuk do ishte “big deal” / do ishte normale? 🤔 por meqe jam femer eshte “porn” E adhuroj qenien e “femres” dhe me kete kenge dua qe te gjithe femrat (dhe jo vetem) te perqafojne sensualitetin e tyre” – shkruan ajo në videon që postoi në Instagram.

E gjithë vëmendja ndaj klipit të saj ende nuk është shuar, dhe as reagimet në postimet e Encës ngaj kësaj cështjeje.

Dan Bilzerian është një personalitet armenian-amerikannë internet, i cili është i njohur për stilin e jetës së tij luksoze i cili gjithnjë shfaqet me një numër të madh femrash ku shihet duke festuar në vende luksoze.

Pikërisht me këtë personalitet Enca krahasoi veten në postimin e saj të fundit që ajo ndau me ndjekësit e saj një foto në Instagram, e cila është një pamje e shkëputur nga klipi i saj.

Në postim ajo shkruan “Dan Bilzerian, kush??” /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm