Këngëtarja Enca Haxhia, pas punës së palodhshme ka ditur ta qerasë veten me diçka aspak modeste.
Ajo ka blerë një vilë në periferi të Tiranës dhe tani ka ardhur momenti që t’ua prezantojë fansave të saj shtëpinë e re.
Enca ka realizuar një video nga ballkoni i vilës, nga ku shihet oborri dhe një sasi e madhe toke, për të cilën këngëtarja thotë se është nën pronësi të saj.
Madje, ajo e ka prezantuar edhe nga brenda vilën, e cila ende është në ndërtim e sipër dhe e jo e gatshme për banim.
“S’mund ta besoj se e tërë kjo është e imja”, ka shkruar këngëtarja, në videon që ka publikuar në Instastory. /Prive.al/