Mund të na duket neve apo ka rënë në peshë s’ka shumë rëndësi, Enca Haxhia po dukej e zjarrtë në koncertin e këngëtarit Daddy Yankee.
Të premten artisti me famë ndërkombëtare, performoi në Tiranë, ku po ashtu pati pjesën e saj të shfaqjes edhe Enca.
Këngëtarja që shpesh thumbohet për peshën e saj, po dukej tejet e tonifikuar gjatë paraqitjes në këtë koncert.
E veshur me një kimono shumë ngjyrëshe e një palë çizme mbi gju, këngëtarja po shkëlqente në skenë. /Prive.al