Andrra me dhuratë të shtrenjtë! A ia bleu Sinani?!

By

Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha ka tash e një kohë që në rrjete sociale ndan detaje nga përditshmëria e saj.

Lumturia që i ofron djali Ansi, udhëtimet e shpeshta e momentet e relaksit zënë vend shpesh tek profili i Destanit në Instagram.

Por, një dhuratë e fundit, në prag të festave të fundvitit ka qenë pak më e veçantë.

Fjala është për një çantë të shtrenjtë të markës LV të cilën Andrra e ka bërë të sajën së fundmi.

Nuk dihet se a është dhuratë nga Sinani apo një plotësim dëshire nga ana e vetë bukuroshes por e rëndësishme është pa dyshim që ta shijojë atë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm