Ishte njëra ndër të vetmet kolege që e përkrahu pas intervistës që dha në emisionin “Xing me Ermalin” në TV Klan.
Tuna Sejdiu u akuzua shumë për paraqitjen e saj, megjithatë Enca Haxhia kishte shkruar në Instagram se ajo ishte një artiste shumë e mirë dhe gjithmonë ka qenë vetja.
Ndërsa këtë të hëne në një intervistë në “Nd’rrimin e Natës” në Klan Kosova, e pyetur nga Alaudin Hamiti se cila ishte marrëdhënia e saj me Tunën, Enca ka deklaruar:
“Nuk është se kemi miqësi apo raport të vazhdueshëm. Por kur kam qenë adoleshente ka qenë ndër artistet e mia të preferuara”. /Prive.al