Dr.Flori kujtohet me fjalë prekëse (VIDEO)

By

Gazetari i njohur Turjan Hysko, ka kujtuar me fjalë prekëse Dr.Florin, i cili vdiq katër vjet më parë.

Moderatori ka postuar një video përmbledhëse me momentet më të mira të artistit i cili ndërroi jetë si pasojë e një mbidoze në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 2014.

“Jeta shkon… Keshtu ka qene e keshtu do jete gjithmone por ti e pate lluksin ta ndaloje kohen per te gjithe ne kater vite me pare…. Se ti sje si te tjeret, ti ke qene, je dhe do mbetesh DR FLORI!”, ka shkruar Turi nën video.

Të njëjtin postim, e ka ripostuar edhe njëra ndër bashkëpunëtoret më të ngushta të Florit, Aurela Gaçe, e cila shpesh herë e ka kujtuar atë me fjalë prekëse./Prive.al

Artikuj të ngjashëm