Qëndrimi në Amsterdam të Holandës po rezulton qejf për Encën.
Këngëtarja ka ndarë vazhdimisht momente të qëndrimit atje në profilin e saj në Instagram.
Në njërën prej fotove tymin që i del nga goja me shaka e cilëson si frymëmarrje të saj që del nga i ftohti.
Megjithatë, me gjasë ky tym rezulton të jetë diçka tjetër pasi në Snapchat, Enca ka postuar foto të disa ‘jointave’, madje edhe duke pirë një prej tyre.
Edhe një herë, këngëtarja dëshmoi se di të fitojë vëmendje me secilin veprim që bën. /Prive.al/