Gjiko ka ‘zgjidhje’ për krizën politike

By

Situata e kohëve të fundit me protesta e arrestime të akterëve të skenës politike, nuk ka kaluar edhe pa një koment nga Gjiko.

Ai përmes profilit të tij në Facebook, jep ‘zgjidhjen’ nga këndvështrimi personal. ‘Mbas krejt ktynve tensioneve, ju propozoj politikanave mi ngre edhe tri edhe e me mbajt hajin!’ – ka shkruar ai në një postim ku ka shpërndarë këngën e re me Kreshën.

Se sa efektive do ishte kjo ‘zgjidhje’ nuk dihet megjithatë ajo që dihet sigurtë është fakti se ‘Edhe tri’ ka rezultuar një këngë mjaft e pëlqyer nga fansat e Gjikos dhe MC Kreshës.

Deri tani, ky projekt ka grumbulluar afro 400.000 shikime në Youtube. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm