Enca do të një të dashur për një arsye të vetme

By

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Enca së fundmi ka vendosur të marrë disa ditë pushimi.

Por teksa ka kaq shumë kohë të lirë vetëm për veten, ajo ka filluar të mendojë se ndoshta i duhet një i dashur – por për një arsye të vetme.

Të ketë dikë, që në çdo moment është i gatshëm të na bëjë foto të bukura. Sepse ç’të duhet një i dashur që përton të shkrepë fotot tuaja më të bukura?

Në një video në që postoi në Instastory, ajo kap një çift teksa i dashuri i bën vajzës disa foto në pishinë.

“Kjo është arsyeja pse na duhet një i dashur”, shkruan ajo.

Këngëtarja vërtet mendon të bëjë një të dashur, sigurisht fotograf shumë të përkushtuar, pasi ajo më vonë postoi edhe një tjetër video. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm