Emocionohet Zaimina Vasjari në prag të lindjes: Dedikim special për të fejuarin e saj (FOTO)

By

Që kur u bë publike se po pret një fëmijë, këngëtarja Zajmina Vasjari u bë njëra ndër vajzat më të komentuara të shoubizit, duke u bërë lajm kryesor i mediave rozë.

Ajo pak ditë më parë organizoi edhe festën e bebes, e bëri me dije se po pret një vajzë dhe se emri i saj do të jetë Khloe.

Tani këngëtarja pas këtij momenti të rëndësishëm në jetë, ka ca falënderime e dedikime për të bërë.

E sidomos, për partnerin e saj, i cili në shkurt të këtij viti, i ka propozuar këngëtares shqiptare edhe martesë!

Ajo me një postim në Instagram këngëtarja i kushton një dedikim emocionues partnerit dhe për herë të parë flet për ndjesinë e të bërit nënë.

“Të dua Khloe! Dita kur dëgjova për herë të parë rrahjen e zemrës tënde, ishte momenti më i bukur dhe më i mrekullueshëm i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe mezi pres të të marr në krahë, të të dua dhe të të mbroj për gjithë jetën time”, ka nisur këtë dedikim Zajmina, ku për herë të parë rrëfen ndjenjat e të bërit nënë.

“Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem speciale gjatë kësaj periudhe magjike dhe më e rëndësishmja faleminderit që më bëre mama. Ky është muaji i fundit që presim që engjëlli jonë të vijë në jetë”, vazhdon Zaimina në këtë postim, ku në fund shfaqet në video duke shtrënguar duart me bashkëshortin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm