Shtatori sjell shumë emocione. Fëmijët që nisin shkollën, prindërit që një etapë të tillë e ndjejnë bashkë me ta e arsimtarë që rikthehen në vendin e punës.
Por, emocionet e ditës së parë në shkollë janë të veçanta dhe të paharruara për secilin.
Kështu do jetë edhe për të bijën e aktores Yllka Gashi, Ninën.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë zhvendosur për të jetuar, Nina nis klasën e parë.
Lajmin e ka bërë të ditur Yllka nën mbishkrimin: ‘Nina jeme-Drita e syve te mi, ne diten e pare te shkolles! Te prifte fati e sukseset, gzimi i zemres’.
Nuk na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë suksese Ninës së vogël.