Që nga lajmi se modelja shqiptare Emina Çunmulaj është shtëtëzënë, shtypi rozë ngriti shumë aludime.
Një ndër to ishte se Emina e ka lënë modelingun dhe do ti përkushtohet vetëm vajzës. Mirëpo modelja ka reaguar përmes armës profesionale.
Ajo ka publikuar disa fotografi me përshkrimin kampanja e re publicitare e një marke aksesorësh.
Kjo fushatë marketing është realizuar gjatë kohës kur Emina ishte në muajt e parë të shtatëzanisë dhe po qëndronte në Mal të Zi.
E po ashtu dje ka realizuar një tjetër reklamë për një kompani në Amerikë.