Emina Cunmulaj uron mbretin e saj: Jam me fat që të kam

By

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, është e martuar me një miliarder izraelit dhe është shumë e lumtur me familjen që ka krijuar me të.

Ajo po kalon ditë të panumërta pushimesh në bregdetin e Adriatikut e në Greqi, duke shëtitur me një jahtë e cila me siguri është nën pronësi të bashkëshortit të saj.

Por kjo është një ditë e veçantë për familjen Nazarian, ngase Sam feston ditëlindjen.

Emina është kujdesur që ta urojë disa herë të shoqin, përmes telegrameve më Instagram, ku e quan ‘mbret’.

“Djali i ditëlindjes, dashuria e jetës time. Sot festoj për të mahnitshmin, burrin e dashur, të kujdesshëm, bujar, ambicioz dhe punëtor. Ella Faria dhe unë, jemi me shumë fat që të kemi si shtyllën e familjes tonë. Gëzuar ditëlindjen zemër”, ka shkruar Emina. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm