Emina Çunmulaj shkruan fjalët më të bukura për më të dashurit e saj

By

Emina Çunmulaj tash e sa kohë jeton në SHBA e martuar me bisnizmenin iranian Sam Nazarian.

Dyshja kanë jetë të lumtur të bekuar me dy vajza nga martesa e tyre katër vjeçare.

Shumë shpesh modelja shqiptare shkruan fjalët më të bukura për familjen e saj dhe është gjithë mirënjohëse për jetën e lumtur që bën.

Ajo postoi një foto të vajzave të saj duke shkruar:

“Mëmësia nuk është gjithnjë e lehtë, por Zot më ke bekuar me dy vajza të bukura dhe të shëndetshme dhe për këtë të jam përgjithnjë mirënjohëse dhe do të vazhdoj të lutem në kohët tona më të mira dhe ato të vështira.”

Edhe burrin e saj e konsideron si shokun, partnerin dhe mbështetësin më të fortë, duke shkruar:

“Për mbështetjen tonë më të madhe, burrin tim…Faleminderit që gjithmonë na jep shumë dashuri dhe siguri. Jemi shumë me fat dhe mirënjohëse për ty.”

Artikuj të ngjashëm