Emina Çunmulaj rikthehet në vendlindje

By

Modelja shqiptare, udhëtoi drejt Malit të Zi, dhe lajmëroi të gjithë ndjekësit e saj se ajo ka arritur në vendlindje.

Ajo erdhi e shoqëruar nga dy vajzat e saj të vogla, që sa arritën në Malësi, duket se po shijojnë jetën e fshatit.

Në fund të verës, ajo i rikthehet vendit të saj të origjinës ku pushon çdo sezon, dhe as ky s’kishte se si të bënte përjashtim përkundër situatës së çrregullt me pandeminë.

Shkuarja e modeles në Mal të Zi përkon edhe me zgjedhjet në shtetin fqinj, ku Çunmulaj është treguar shumë aktive duke kërkuar që të votohet lista e partive shqiptare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm