Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka filluar të marrë dhurata ende pa shënuar ditëlindjen e 31-të.
Çfarë ka pranuar si dhuratë nga bashkëshorti i saj, amerikano-iraniani Sam Nazarian është hiq më pak se një veturë e tipit Ferrari, me ngjyrë të zezë metalike.
E lumtur, Emina ka falemnderuar dashurinë e saj përmes rrjetit social Instagram. Kjo nuk është hera e parë që modelja surprizohet me një veturë sepse edhe kur nuk ishte e martuar me Nazarian, ky i fundit i kishte bërë dhuratë një makinë Bently që poashtu kushton mijëra dollarë.
Të kujtojmë se Emina kurorëzoi dashurinë me Sam Nazarian këtë vit. Manjati i zingjirit të hoteleve ka një pasuri që vlerësohet se kap shifra miliarda dollarësh dhe ndoshta këtu qëndron arsyeja se përse luksi është bërë një gjë e pandashme për modelen shqiptare. /Prive.al/
https://instagram.com/p/7X7YKhRq9R/