Na pëlqen fort kur dikush nga ne shqiptarët del i pari në ndonjë garë. Por këtë kënaqësi kësaj here s’na e dha bukuroshja shqiptare Emina Çunmulaj e cila e humbi garën për kostumin më të mirë, kundër të famshmes Kim Kardashian.
Emina dhe bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, ishin veshur si dyshja e famshme Sonny and Cher.
Por të njëjtin maskim sikur të pop yjeve amerikanë, kishin zgjedhur edhe Kim Kardashian dhe miku i saj Jonathan.
“Ne nuk fituam”, ka shkruar Emina në një postim në Instagram, duke treguar se e ka humbur këtë garë kundër Kim Kardashian.
Megjithatë, edhe Emina e Sam i ishin afruar shumë pamjes së artistëve origjinalë. /Prive.al