Para pak dite modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me magnatin e hoteleve në SHBA, izraelitin Sam Nazarian.
U përfol se ceremonia ishte traditë hebreje për shkak të burrit të saj por në festën e dasmës nuk ka munguar as muzika shqipe.
Emina në një video të publikuar në instagram ka shfaqur veten dhe burrin e saj duke kërcyer me një këngë shqip të cilës i ka bashkangjitur edhe shkrimin ’Dul lulija te bunari’./Prive.al