Befason Ema Uka, zgjedh futbollin para festës!

By

Aktorja e njohur Ema Uka, e cila për publikun u bë e njohur me personazhin e Lyrës në serialin ‘O sa mirë’ ka kohë që është shkëputur nga aktivitetet artistike duke u shpërngulur gjithashtu nga Kosova për të vazhduar jetën në Holandë.

E siç duket me ndërrimin e ambientit ajo ka ndërruar edhe zakonet e saja.

Kjo pasi ditën e sotme ajo u pa pranë stadiumit të ekipit të Chelsea-t ku kishte shkuar për të përcjellë ndeshjen e cila zhvillohet tashmë.

Përkundër artistëve e figurave publike tjera që po përgatiten për festë Ema zgjodhi të shijojë fillimisht futbollin e më pastaj ndoshta edhe të vazhdojë me festë e cila duket se do ta zërë atë në Londër. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm