Mediat shqiptare kanë mbushur shtypin me emrin e këngëtares Elvana Gjata duke e lidhur me festivalin e Televizioni Shqiptar.
Mesa duket dëshira e madhe që një këngëtare Pop të na përfaqësoj ka bërë që portalet veçse të bëjnë hapin e parë duke e lakuar artisten për këtë ngjarje.
Mirëpo, lajmi është demantuar nga këngëtarja Elvana Gjata e poashtu edhe nga vetë festivali.
Por kjo nuk e shuan idenë që artistja të jetë pjesë e saj vite më vonë.
Emrat tashmë janë bërë publik për këtë vit dhe nuk do të ketë ndryshime./Prive.al