Këngëtarja e njohur Elvana Gjata i është bashkuar trendit të koncerteve nga shtëpia.
Nesër në mbrëmje me fillim nga ora 21:00 ajo do jetë përkrah fansave në këtë periudhë të vështirë në një organizim të realizuar në bashkëpunim me një prej kompanive celulare në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. /Prive.al