Elsa Lila dhe Albina Kelmendi me familjen e saj triumfuan në Festvalin e Këngës duke rrëmbyer dy çmimet kryesore. Elsa me këngën “Evita” dedikuar vajzës së saj mori çmimin e parë ndërkaq Albina mori vendin e dytë.
Mirëpo përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision u zgjodh nga publiku dhe Albina bashkë me familjen u përzgjodhën me më së shumti SMS.
Albina Kelmendi me familjen përfaqëson Shqipërinë në Eurovision mirëpo modelja Adrola Dushi e quan një dëshpërim faktin që Elsa nuk pati nderin të ishte përfaqësuesja.
Me një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo shkruan, “Ah moj Shqypni e mjera Shqypni. Elsa Lila thjesht më e mira. Dëshpërimisht një dëshpërim”. /Prive.al