Elon Musk mund edhe të tërhiqet nga blerja e Twitter për këtë arsye të vetme

By

Miliarderi Elon Musk është shprehur se do të largohet nga blerja e Twitter-it e cila i kushtoi 44 miliardë dollarë, pasi akuzoi kompaninë e mediave sociale se i ka “penguar” kërkesat e tij për të mësuar më shumë rreth bazës së saj të përdoruesve.

Në një letër të dorëzuar në kompani, Musk tha se kishte të drejtë të bënte matjen e llogarive të rreme. Letra zyrtarizon një mosmarrëveshje që ka “zier” për javë pasi Musk deklaroi se marrëveshja ishte “në pritje” të informacioneve të mëtejshme.

Twitter ka mbrojtur vlerësimet e tij por Musk ka thënë se beson se llogaritë e rreme përfaqësojnë një pjesë shumë më të madhe se 5% e përdoruesve të përditshëm në rrjet.

“Si pronari i mundshëm i Twitter-it, zoti Musk ka të drejtë në mënyrë të qartë për të dhënat e kërkuara për t’i mundësuar atij të përgatitet për kalimin e biznesit të Twitter në pronësinë e tij dhe për të lehtësuar financimin e transaksioneve të tij. Për t’i bërë të dyja, ai duhet të ketë një kuptim të plotë dhe të saktë të thelbit të Twitter-it, pra baza e tij aktive e përdoruesve. Bazuar në sjelljen e Tëitter deri më sot, dhe korrespondencën më të fundit të kompanisë në veçanti, Musk beson se kompania po reziston në mënyrë aktive dhe po pengon të drejtat e tij të informacionit”-shkruhej në letër.

Aty gjithashtu thuhej se për shkak të këtyre problemeve Musk mund edhe të prishë mrrveshjen për blerjen e Twitterit.

“Kjo është një shkelje e qartë materiale e detyrimeve të Twitter sipas marrëveshjes së bashkimit dhe Musk rezervon të gjitha të drejtat që rrjedhin prej saj, duke përfshirë të drejtën e tij për të mos përfunduar transaksionin dhe të drejtën e tij për të përfunduar marrëveshjen e bashkimit.”-shkruhej në letër.

Mosmarrëveshja ka ngritur më shumë dyshime për të ardhmen e blerjes, të cilën bordi i Twitter e miratoi në prill.

 

Artikuj të ngjashëm