Në tregun vintage, shumë pak ora luksoze janë më të kërkuara se Rolex Daytona prej ari e viteve 1960.
Por sa i kushtoi kjo komedianes dhe moderatores së njohur Ellen DeGeneres, që ta kishte të veten në koleksionin e saj të orëve?
Dy muaj më parë, Znj DeGeneres dhe gruaja e saj, Portia de Rossi, shkuan në Hollandë dhe vizituan për herë të parë dyqanin e Z. Lijfering, Amsterdam Vintage Watches.
Ishte Jasper Lijfering, i cili mundësoi që kjo orë tejet historike dhe lukzose të ishte në kyçin e DeGeneres.
Kjo orë kushtoi rreth 750,000 dollarë, tha këtë javë një ekspert i orës i njohur me marrëveshjen pasi një imazh i zonjës DeGeneres u shfaq në Instagram, duke u ulur në shtëpinë e saj Modernist Beverly Hills përkrah tregtarit Jasper Lijfering, me orën në dorë.