Ellen DeGeneres, autorja e famshme e ‘’Ellen DeGeneres’’ do të përfundojë emisionin e saj, pas 18 vitesh transmetim në televizionin amerikan.
“Sado e mrekullueshme dhe argëtuese që është kjo shfaqje, nuk është më një sfidë më,” tha ajo.
Shfaqja Ellen DeGeneres, e cila transmetohet që nga shtatori i vitit 2003, do të marrë fund në vitin 2022, pas sezonit të saj të 19-të.
Përzierja e përditshme e komedisë, intervistave dhe historive të interesit njerëzor ka qenë një element kryesor i televizionit amerikan, megjithëse vlerësimet sa i përket këtij emisioni, kanë rënë në vitet e fundit.
Emisioni i DeGeneres transmetoi edicionin e tij të tremijtë muajin e kaluar, për të cilin ajo pranoi se kishte qenë një përvojë “emocionuese”.
Largimi i Ellen vjen pas akuzave për keqtrajtimin e punonjësve të saj, madje kishte rënë ndjeshëm edhe në shikueshmëri.
63-vjeçarja vazhdoi duke thënë se pretendimet e vitit të kaluar se vendi i punës i shfaqjes ishte “i dominuar nga frika” nuk kishin qenë një faktor në vendimin e saj për të tërhequr prizën.
Sipas Hollywood Reporter, shfaqja e saj ka fituar më shumë se 60 çmime nga Daytime Emmy.
Ndërkaq sipas NBC, emisioni i saj do të zëvendësohet nga këngëtarja dhe autorja e emisionit “The Kelly Clarkson Show”, që startoi në vitin 2019.
Kelly Clarkson, 39 vjeçe, fitoi sezonin e parë të “American Idol” në 2002 dhe vazhdoi të realizonte hite të mëdha si: “Stronger”, “Miss Independente” dhe “Since U Been Gone”