Eliza Hoxha nxjerr nga arkiva disa fotografi të yjeve shqiptarë! (Foto)

By

Eliza Hoxha nga publiku njihet për zërin e saj e po ashtu profesionin si arkitekte. Por publiku shumë pak di për një tjetër pasion të saj, fotografinë.

Dashuria e Elizës për fotografinë daton vite e dekada më parë madje ka shkrepur shumë të tilla edhe për emra të njohur të skenës.

Në profilin e saj në facebook, Hoxha ka publikuar një fotografi të vitit 1996 ku shihen këngëtarja e njohur Edona Llaloshi e aktori Donat Qosja.  Foto e realizuar nga Eliza atë kohë është përdorur për një ballinë reviste.

Mbrëmë artistja ka publikuar një imazh nga viti 2000, ku shihet prezantuesja e emisionit Prive, Liberta Spahiu ku ka pozuar për Elizën.

Edhe aktorja Yllka Gashi ka një kujtim nga shkolla e mesme në aparatin e Eliza Hoxhës.

Eliza, nuk ka fotografuar vetëm fytyra publike. Ka dhe shumë imazhe të tjera të cilat i ka realizuar në vende e ngjarje të ndryshme. Një ndër to është e vitit 1999 ku shihen dy fëmijë nga Kosova në kampin e refugjatëve në Maqedoni./Prive

Edona Llalloshi dhe Donat Qosja 1996
Edona Llalloshi dhe Donat Qosja 1996
Liberta Spahiu në vitin 2000
Liberta Spahiu në vitin 2000
Yllka Gashi në shkollën e mesme
Yllka Gashi në shkollën e mesme
Dy fëmijë kosovarë në kampi e refugjatëve në Maqedoni 1999
Dy fëmijë kosovarë në kampi e refugjatëve në Maqedoni 1999

Artikuj të ngjashëm