Reperi kosovar i njohur me nofkën Elinel, ka bërë gati këngën e re.
Premiera e klipit të ri, do të jepet të premierë të mërkurën në ora 19:00-të.
Pas një bashkëpunimi shumë të suksesshëm me kompozitorin Flori Mumajesi, në këngën “Me shpirt”, Elinel vjen solo. Lajmin e ka dhënë vet ai, përmes llogarisë në Instagram.
Kënga do quhet “Serenata”, ndërsa në pamje të parë klipi duket se është xhiruar në një vend me bregdet. /Prive.al