Si rrallë herë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision po përkrahet nga të gjithë. Pas komenteve negative në provën e parë, Elhaida ka treguar që loja nuk ka mbaruar.
Prova e dytë ishte një spektakël para finalaes. Zëri potent i saj i kombinuar në një skenografi me ngjyrë krem dhe kafe i japing shumë jetë Eurosong-ut – shkruan faqja zyrtare e kësaj gare.
E me këtë mendim po pajtohen edhe ndjekësit e festivalit më të madh të muzikës në Europë.
Në hapësirën e komenteve të gjitha komentet janë pozitive madje urojnë fitoren e Shqipërisë. /Prive.al