Eleni po kryeson me ‘Fuego’ nëpër botë

By

Ishte padyshim një nga ato performancat që do të mbeten gjithmonë në memorien tonë dhe atë të Eurovizionit.

Po flasim për këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Foureira e cila me këngën e saj “Fuego” arriti të klasifikohet e dyta nga pikët e jurisë dhe të publikut duke krijuar një impakt mjaft pozitiv në të gjithë Evropën.

Kjo falë talentit të saj dhe zërit fantastik që arriti ta pushtonte Lisbonën në të dyja netët e Festivalit Evropian.

Siç duket, kënga e Elenit po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Ajo po shndërrohet tashmë në një hit dhe këtë e na e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet një fotoje në Instagram ku duket se “Fuego” është e para në listat ndërkombëtare.

Më saktësisht ajo ka shkruar për Brazilin duke thënë se “Fuego” është kënga e vetme e Eurovizionit që po klasifikohet e para në toplistat dhe klasifikimet botërore, shkruan Blitz.al.

Gjithashtu një tjetër lajm shumë i mirë për të gjithë ata që duan ta ndjekin nga afër Elenin dhe energjinë e saj është se së shpejti ajo do të nisë edhe një turne nëpër botë.

Artikuj të ngjashëm