Që nga fillimi i karrierës përpos me stilin unik të të kënduarit, Era Istrefi ka spikatur edhe me stilin në veshje.
Ajo ka dëshmuar se di të sjell standarte të reja duke guxuar të eksperimentojë siç veprojnë rallë herë të tjerët.
Kohëve të fundit Era po ndryshon në mënyrë konstante paraqitjen e saj të jashtme sidomos në flokë dhe grim.
Tani kur jashtë sezonës ende vazhdon të ketë koncerte pothuajse në secilin prej tyre shfaqet si një tjetër Erë. Brenda një periudhe të shkurtër e pamë me flokë ngjyrë vjollcë, të kaltërta e madje u shndërrua edhe në brune.
Bazuar në atë që ka deklaruar Era se imazhi i saj është reflektim i gjendjes së brendshme i bie që në vlugun e angazhimeve, këngëtarja po përjeton një periudhë tejet dinamike e të mbushur përplot me ngjyra në jetën e saj.
Po juve cili look i saj ju pëlqen më shumë ?! /Prive.al/