I biri i Ermal Mamaqit feston ditëlindjen e dytë (FOTO)

By

Sot për Ermal Mamaqin dhe bashkëshorten e tij është një ditë mjaft e veçantë. I biri i tyre, Joeli feston ditëlindjen e dytë.

Përmes rrjetit social Instagram, Ermali është përkujdesur të urojë të birin me përshkrimin: ‘Joel 2 vjeç. Ka baba çun’ shoqëruar me një foto të djaloshit.

Joeli është fëmiu i parë si fryt i dashurisë mes humoristit dhe prezantueses Amarda Toska të cilët pas një lidhjeje të gjatë u kurorëzuan në Shtator të vitit 2010.

Ndryshe, ky është ndër rastet e pakta kur çifti ekspozon djalin sepse gjithmonë janë kujdesur që pjesën private ta mbajnë pak larg vëmendjes së publikut dhe mediave. /Prive.al/

https://instagram.com/p/8P8lr1h9NH

Artikuj të ngjashëm