Ekspedita e gastronomisë shqiptare – promovon kulturën shqiptare si asnjëherë më parë

By

Etnogastronomia – term që nënkupton njohjen e kulturës së një vendi me anë të udhëtimit dhe ushqimit.

Fondacioni “Rrno” i themeluar në New York nga kuzhinierët e njohur shqiptarë Nikolin Kola, Fejsal Demiraj dhe Bledar Kola, në thelb ka etnogastronominë shqiptare, për të promovuar vendin tonë në mbarë botën, duke ndarë ushqimet e ndryshme shqiptare.

Ky fondacion tashmë po zhvillon projektin disa mujor Ekspedita e gastronomisë shqiptare, the themeluesit thonë se kjo është mënyra më e mirë për të eksploruar rrënjët shqiptare.

Ky rrugëtim në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi, ka ardhur si nevojë për përcaktimin e hartës për studim të mëtejshëm dhe që gastronomia shqiptare të ketë një bazë të dhënash mbi të cilat mund të zhvillohet më tutje.

Fondacioni “Rrno” përfshin diku rreth 20 anëtarë, të cilët janë shefa shqiptarë në restaurantet më të mira në botë. Ky projekt filloi në janar me një fazë përgatitore prej 6 muajsh ku janë bërë kërkime në bibliotekat, muzeumet dhe në të gjithë literaturën e nevojshme për të përcaktuar bazën e kërkimit.

Kuzhina shqiptare është e ndikuar fuqimisht nga kulturat e kuzhinave përreth dhe është konsideruar shpesh si tenxhere e shkrirjes së kuzhinës mesdhetare, ballkanike dhe otomane.

Me këtë në mendje Ekspedita e gastronomisë shqiptare synon të zbulojë thesare të fshehura, veçanërisht në zonat malore të izoluara. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm