Luana në studio për këngën e re por me kë po bashkëpunon?

By

Edhe pasi nisi sezonin e ri të emisionit të saj ‘Shiko kush luan’, Luana Vjollca nuk e ka ndërmend të pauzojë nga muzika.

Prezantuesja dhe tashmë këngëtarja e njohur, ka postuar një fotografi ku shihet në një studio rreth të cilës nuk ka zbuluar shumë.

Për dy projektet e saj që dolën gjatë verës, Luana bashkëpunoi me producentin Bini Nebihu, por kësaj radhe ajo nuk e bëri të ditur emrin e producentit me të cilin po punon.

Ajo nuk dha as detaje në lidhje me këngën, megjithatë na paralajmëroi se një projekt i ri do të vijë shumë shpejtë nga ajo./Prive.al

View this post on Instagram

My Sunday..

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Artikuj të ngjashëm