Sonte, reperi Azet parashihet të performojë në Zone Club por nuk dihet se a do t’ia dalë.
Kjo për faktin se pak minuta më parë, ai është përfshirë në një rrahje masive.
Burime për Prive.al rrëfejnë që ngjarja ka ndodhur në parkingun e hotelit Garden në kryeqytet ku dy palë mysafirë të hotelit, Azet me shoqërinë e tij në njërën anë dhe disa shqiptarë me banim në Zvicërr në anën tjetër janë përleshur mes vete.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore, përfshirë ato të njësisë speciale që kanë bërë bastisje në veturat e shtrenjta të grupeve dhe dhomat e gjumit. Jo zyrtarisht, mësohet se janë gjetur në cilësi të provave materiale shkopinjë bejsbolli.
Prive.al do t’iu mbajë të informuar për detajet… /Prive.al