Reperi i njohur, Gold AG ndryshe nga pjesa dërmuese e artistëve tanë të cilët ende po vazhdojnë punën e ngjeshur në këtë fillim vit, ka zgjedhur që të pushojë disa ditë.
Ai befasoi edhe njëherë të gjithë me zgjedhjen e bërë duke shkuar kështu në qytetin e shenjtë të Medinës i shoqëruar nga një person mjaft i veçantë për të.
Prive.al mëson se reperi ka marrë rrugë drejt këtij vendi të shenjtë me nënën e tij duke i bërë një dhuratë të mrekullueshme asaj.
Kjo sigurisht ëshë mënyra më e mirë e nisjes së vitit për artistin i cili tregon edhe njëherë përkushtimin e tij që ka për familjen në rend të parë e pastaj edhe për fenë me të cilën është mjaft i lidhur. /Prive.al/