Fibi ndalohet nga policia! (FOTO)

By

Mbrëmja e kaluar nuk ishte ndoshta ndër më të mirat për këngëtaren Daniela Kamberi të njohur për publikun si Fibi.

Siç ndoshta e dinë edhe shumica prej nesh ajo pavarësisht ndërtimit të karierrës muzikore në Kosovë e Shqipëri po vazhdon të jetojë në Zvicërr.

E gjatë një daljeje me makinë atje Fibi hasi në diçka jo të këndshme pasi që u ndalua nga policia, gjë që nuk i pëlqeu aspak këngëtares, e cila u shpreh se “vetëm këtë gjë kishte mangu”.

Pavarësisht kësaj duket se ngjarja në fjalë kaloi pa ndonjë problem për të pasi që ndalesa në fjalë ishte thjesht një kontroll rutinë të cilin e praktikojnë shërbimet policore në gjithë botën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm