Ajo mund të jetë e njohur gjerësisht në opinionin publik si bashkëshortja e Albatrit Muqiqit, por me punën e saj në profesion, Egzona Brahimaj ka ndërtuar vetë një emër po aq të komentuar.
Bukuroshja e njohur ka tash e disa vite që suksesshëm operon me sallonin e saj të riformësimit të vetullave duke u bërë e kërkuar gjithandej ku flitet shqip.
E pas një periudhe relativisht të gjatë të veprimtarisë në një biznes më të vogël, duket se tashmë ka ardhur koha e duhur për zgjerim.
Pasditen e sotme, Egzona vetë e dyta, ka hapur dyqanin e ri të veshjeve në hapësirë mjaft të madhe e komode.
Në eventin hapës nuk kanë munguar fytyra publike, përfshirë Learta Jakupin teksa i pranishëm s’ka pasur se si të mos jetë edhe personi i zemrës, Albatriti. /Prive.al/