Edona Reshitaj nënë për herë të parë

By

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Edona Reshitaj ka kohë që është në një lidhje me aktorin tjetër Besart Sllamniku.

E nga lidhja në fjalë çifti i njohur javën e kaluar janë bekuar edhe me një fëmijë.

Arsyeja pse ky lajm nuk doli më herët është se pikërisht Edona dhe Besarti nuk deshën që një gjë e tillë të ekspozohet shumë në publik.

Gjatë ditëve të fundit të shtatëzanisë ajo realizoi edhe një set fotografik me fotografin Arton Humolli për të pasqyruar shtatëzaninë si një nga periudhat më të bukura të një femre.

E se cila është gjinia e fëmiut të posalindur nga Edona mund ta kuptoni në videon e mëposhtme në minutën 0:22. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm