Majk vjen nesër me super bashkëpunim (FOTO)

By

Në muajin Korrik, Prive ju njoftoi e para për një super bashkëpunim.

Majk dhe Yll Limani do bashkojnë forcat për projekt të ri muzikor.

Dy muaj pas, dueti i djemve ka një datë.

Përmes rrjeteve sociale, Majk ka konfirmuar që kënga me Yll Limanin do të publikohet nesër në ora 18:00.

(lajmi vijon nën foto)

Kënga titullohet ‘Krejt ti fala’ dhe pritet të jetë një hit i pakontestueshëm i kësaj periudhe.

Kujtojmë se Yll Limani pati një sukses të madh këtë verë me ‘Prej se jena nda’ teksa Majk pati një prej hiteve të mëdha ‘Paris, London’ në bashkëpunim me Getin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm