Kjo verë ka qenë tejet e ngjeshur për këngëtaren Edona Llalloshi.
Sezoni i dasmave e ka gjetur këngëtaren e njohur kudo ku flitet shqip, me theks të veçantë në Maqedoni, ku Edona ka pasur një varg datash të rezervuara.
E tashmë kur vera 2018 konsiderohet pothuajse e përmbyllur dhe angazhimet profesionale janë reduktuar, rradha është për familjen dhe pushimet.
Edona ka marrë rrugë drejt bregdetit ku po pushon me bashkëshortin dhe fëmijët.
(lajmi vijon nën foto)
Fotot e ndara me ndjekësit në rrjete sociale nuk kanë munguar teksa gjithë vëmendja është drejtuar drejt fëmijëve, Doas dhe Nurit. /Prive.al