Le të mjaftojë kjo si dëshmi që Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë ndarë

By

Në javën që lamë pas, në mediat e gjithë botës doli lajmi se këngëtarja Jennifer Lopez i kishte dhënë fund fejesës së saj dyvjeçare me Alex Rodriguez.

Megjithatë ata u prononcuan për mediat e huaja duke thënë se po i sqarojnë disa gjëra me njëri-tjetrin.

Rodriguez udhëtoi për në Republikën Dominikane, ku Lopez aktualisht po xhiron një film. Në disa fotografi të publikuara nga DailyMail, dyshja shihen duke u argëtuar mjaft shumë me njëri-tjetrin.

Në imazhet e tjera, aktorja e “Hustlers” duket e lumtur kur përshëndetet me A-Rod dhe duke shkëmbyer puthje me të pas mbërritjes në vendin ku po qëndron. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm