Ajo është ndër artistet shqiptare që publiku vlerëson më së shumti.
Fama e saj lidhet me thjeshtësinë në paraqitje dhe sigurisht, me këngët e projektet që sjellë pa u ndalë kurrë.
Edona Llalloshi, të dielën ka ndarë kohë të vizitojë varrezat e të rënëve në 18 vjetorin e betejës së Koshares, duke treguar kështu anën e saj të atdhedashurisë.
Në profilin e saj, Edona ka publikuar një fotografi me gruan e dëshmorit të kombit Agim Ramadanin, të cilin e ka quajtur hero.
“Në Koshare, ku dhembja dhe dashuria paguajnë çmimin e lirisë. Me z. Shurkije Ramadani bashkëshortja e Heroit tonë Agim Ramadani”, shkruan Edona në Instagram.
Këngëtarja kishte veshur një pallto ngjyrë blu të errët të kombinuar me një sërë zinxhirësh, që i jepnin asaj pamjen e një ushtarakeje. /Prive.al