“Time Capsule II” vendos Kosovën në hartë, njihuni me super artistin britanik të angazhuar në projekt

By

Ua kemi thënë në vazhdimësi por asnjëherë mjaftueshëm se “Time Capsule II” është përjetim unik i një kalibri të paparë më herët.

 

Dëshmi është edhe stafi divers, vendor e ndërkombëtar që po punon në këtë projekt.

 

Dihet se skena e “Time Capsule” do jetë unike dhe jo standarde që zhvendoset nga një vend në tjetrin në kuadër të tureve.

 

Për këtë pjesë po punon Luke Jerram.

Praktika e artit shumëdisiplinor të Luke Jerram përfshin krijimin e skulpturave, instalacioneve dhe veprave të drejtpërdrejta të artit. Duke jetuar në Mbretërinë e Bashkuar por duke punuar ndërkombëtarisht, Jerram krijon projekte arti që emocionojnë dhe frymëzojnë njerëzit në mbarë botën.

Ai ka punuar me festivalet më të mëdha, eventet më të rëndësishme si Lojërat Olimpike e për produksionet e mëdha si Disney, Marvel, etj.

Fakti që përmes “Time Capsule”, Kosova vihet në hartë nga ky artist kaq i madh flet shumë për impaktin dhe peshën e organizimit.

Dihet sigurt që të premten na pret një përvojë e paharrueshme dhe kjo mes tjerash edhe falë Luke dhe punës së tij që do na mahnisë.

Artikuj të ngjashëm